Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, dy konkurentët e “Big Brother Vip Kosova”, Adri dhe Iliriana, kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre 13-vjeçare.
Çifi zgjodhën të lidhin betimin e përjetshëm në sytë e publikut gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit.
Në ditën më të rëndësishme të Adrit dhe Ilirianës ku bënë betimin e përjetshëm, të pranishëm ishin prindërit e çiftit dhe dy dëshmitarë.
Vetëm disa orë para martesës, konkurenti i propozoi të dashurës së tij për të lidhur jetën së bashku me martesë, ndërsa ajo mes lotësh u përgjigj “Po” duke i shprehur dashurinë e madhe që ka për të.
Pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, dyshja vazhduan sërish garën për të fituar çmimin e madh.