Të qenit pjesë e familjes mbretërore, përveç privilegjit, vjen edhe me një listë rregullash dhe kushtet që nuk duhet të shkelen!
Kate Middleton është ikonë e bukurisë dhe e trendeve që përcjell në çdo dalje të sajën publike, por duket se në pjesën e make up-it ekzistojnë gjashtë rregulla që ajo nuk mund t’i shkel kurrë.
Ja për çfarë bëhet fjalë:
1.Buzëkuq jo me ngjyra të forta
Princesha Kate i përmbahet gjithmonë një game ngjyrash të lehta, rozë dhe neutrale kur bëhet fjalë për zgjedhjen e buzëkuqit të saj. Kush mund ta harrojë pamjen e saj ditën kur u vesh me fustanin e nusërisë në vitin 2011? Një nuancë rozë, thjesht e përsosur!
2. Grim i lehtë në fytyrë
Vetulla të trasha dhe faqe rozë, kjo është forma e make up-it që Kate Middleton zgjedh në pjesën dërrmuese të daljeve publike dhe të gjithë mendojnë se ajo duket aq bukur me grimin natyral.
3. Pa kontur të rënduar
Familja mbretërore e ndalon rreptësisht grimin e rëndë. Princesha zgjedh shpesh një kontur me efekt shkëlqimi në fytyrë. Baza e lëkurës është e pastër, ndërsa mollëzat janë pak më të theksuara, por jo me ngjyrë, por me shkëlqim.
4. Grim jo i rënduar për sytë
Pavarësisht nëse ajo është duke dalë në tapetin e kuq, ose duke bërë një vizitë publike për të përshëndetur fansat mbretërorë, Kate di si të kalojë nga dita në natë pa shumë mundim. Grimi i saj i syve është gjithnjë i ndritshëm dhe natyral. Princesha vendos penel në këndin e jashtëm të vijës së poshtme të qerpikëve, një rimel mat dhe pak fare ngjyrë për vetullat.
5. Flokët duhet të jenë të kapura mirë
Nëse kemi ndokënd zili për flokët, ajo është Kate. Flokët e gjatë dhe brune, ndodh shumë rrallë që të jenë të pa kapura bukur apo të pa stiluara në mënyrën e duhur. Familja mbretërore këmbëngul që flokët të mos lyhen, por të jenë gjithnjë natyralë. Kate zgjedh shpesh fjongot, kapëset e mëndafshit etj.
6. Make up-i duhet të qëndrojë gjatë gjithë ditës
Të jesh gati për ngjarjet mbretërore është pjesë e rolit të princeshës, gjë që shpesh do të thotë qëndrim në këmbë për orë të tëra, prandaj ajo i di të gjitha mënyrat më të mira për ta mbajtur grimin perfekt gjatë gjithë ditës. Një rregull i familjes mbretërore është që gratë nuk e prekin kurrë grimin në publik.