Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Krist Aliaj ka nisur një lidhje dashurie me një vajzë të panjohur për publikun shqiptar.
Ajo jeton në Angli dhe nuk është personazh publik. Lidhja e tyre duket të jetë mjaft serioze me Kristin që ka treguar se e ka prezantuar me familjen dhe se janë gati për fejesë.
Tani, ai ka inaguruar ekspozitën e tij të parë dhe në këtë event të rëndësishëm për të, bëri edhe daljen e parë publike me partneren.
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Lisja Tërshana dhe dyshja janë fotografuar në këtë dalje të tyren.
Para disa javësh kur u pyet për planet për t’u bërë baba në një intervistë, ai tha që akoma nuk është i gatshëm për të marrë një hap kaq të madh në jetën e tij pasi nuk di as si ta mbante në dorë atë.
“Një bebe, tani akoma. Tani nuk do të dija çfarë të bëja me atë beben, si ta kapja, nuk do dija fare. Po dhuratë e bukur është absolutisht, por tani për tani do ishte shumë e vështirë”, tha