Dashi-Kjo qartësisht nuk është koha e duhur për të marrë vendime të nxituara. Mendoni po ashtu se nuk jeni të detyruar të thoni gjithçka që mendoni.
Demi-Megjithëse mund të mos ndiheni rehatë, mos u dorëzoni përballë vështirësive që iu dalin para. Mund të mos jetë eksperiencë tepër e bukur, por mund të mësoni dhe të dilni më të përgatitur mendërisht nga kjo situatë.
Binjakët-Sot do të jeni më emocionalë se zakonisht, megjithëse shumë shpesh i kontrolloni ndjenjat. Thojeni me zë të lartë se çfarë ju bën të ndiheni më mirë.
Gaforrja-Mund ta keni mbledhur mendjen top për të bërë diçka, por e mira do të ishte të ndryshoni mendje sot ose nesër. Mos u përpiqni të shmangni të pashmangshmen. Edhe ju e dini se keni bërë një lëvizje të gabuar.
Luani-Nuk jua ndjen fare se çfarë mendojnë të tjerët për veprimet tuaja, por kjo sjellje mund t’ju dëmtojë. Dëgjoni çfarë kanë për t’ju thënë të tjerët sot. Ndoshta, mund t’ju shpëtojnë nga vetja.
Virgjëresha-Nuk do të jeni në gjendje të kontrolloni gjithcka ndodh sot, as në jetën personale dhe as në frontin e punës, kështu që shkoni me rrjedhën. Duhet të përshtateni që të shpëtoheni.
Peshorja-Mund të keni dyshimet tuaja në lidhje me një person të caktuar, por mos i bëni publike sot. Ka mundësi që gjithçka e keni kuptuar gabim. Nëse veproni sot, mund të dukeni keq më vonë.
Akrepi-Duhet të kujdeseni ekstremisht për paratë tuaja sot. Një gabim i vogël financiar, mund të kthehet në një gabim të madh me kalimin e kohës. Ju e dini se sa shumë urreni të humbisni para.
Shigjetari-Pa marrë parasysh se sa shumë do të përpiqeni të silleni mirë me partnerin apo të dashurit tuaj sot, ata nuk do të duan t’ia dinë për momentin. Ju mund të bëni të njëjtën gjë ose mos u shqetësoni shumë për pasojat. Nesër gjithçka do të kthehet në normalitet.
Bricjapi-Nëse hasni vështirësi të mbani ritmin me punën, atëherë duhet të lini mënjanë krenarinë dhe të kërkoni ndihmë. Fakti është se keni marrë shumë përsipër në një kohë të shkurtër.
Ujori-Sot jeni shumë krijues, por duhet të hiqni dorë nga ideja se mund të bëni gjithçka vetë. Nëse ia vlen të bëni një projekt, atëherë bëjeni me njerëz që mendojnë si ju.
Peshqit-Detyra juaj sot është t’i zbrisni njerëzit që ju rrethojnë me këmbë në tokë. Bëni kujdes në punë, pasi një keqkuptim mund të bëhet shkak për debate dhe zënka të kota./tvklan.al