Luiz Ejlli së shpejti do të bëhet baba dhe këtë e konfirmoi siç i ka hije një artisti, me një këngë të kushtuar.
Ditën e djeshme ai publikoi këngën “Frymë” dhe pjesë e klipit ishte ai bashkë me partneren Kiara Tito.
Këngëtari shihej teksa i puthte barkun e rrumbullakosur Kiarës, e më pas shfaqeshin pamje nga babyshower-i.
Urimet kanë qenë të pafundme për dyshen edhe nga personazhe shumë të njohur të showbiz-it.
Ndër to nuk ka munguar as ai i Getoar Selimit i cili i ka shkruar: “Me jetë të gjatë. Tani do të bëhesh Luiz Baba”.
Kujtojmë që prej kohësh është përfolur një bashkëpunim i dyshes, mirëpo deri tani nuk ka asgjë.