Ish konkurrrenti i Për’Puthen Beart Rexhepi është bërë baba për herë të parë.
Familja e tyre është zgjeruar me një vajzë mbrëmjen e djeshme.
Urimet kanë qenë të shumta nga miqtë dhe të afërmit, ndërsa krahas një postimi Bearti ndau lajmin e ëmbël dhe një pozë të këndshme me të bijën.
Ai gjithashtu i dedikoi disa fjalë të ëmbla të voglës së tij.
“Momentin që pashë sytë e tu dhe shtrëngove gishtin tim me dorën tënde të vockël, ma more zemrën përgjithmonë, dashuria ime princesha ime.”