Nëpërmjet këngës së tij të re, “Frymë”, Luiz Ejlli konfirmoi ditën e djeshme se ai dhe partnerja e tij, Kiara Tito, do të bëhen prindër për herë të parë.
Mirëpo vetëm 24 orë nga publikimi, kjo këngë është kthyer menjëherë në trend.
“Frymë” e Luiz Ejllit renditet në top 10 këngët më të dëgjuara nëpër botë, duke përmendur këtu Italinë, Francën dhe Greqinë.
Edhe vetë Luizi e ka shpërndarë këtë sukses në InstaStory, ku shkruan: “Nr 9 worldwide“.
24 orë nga publikimi në YouTube, kënga numëron mbi 880 mijë shikime.
Dukshëm një projekt muzikor që i ka pëlqyer shumë publikut.