Albumi i ri i Enrique Iglesias do të jetë i fundit në karrierën e tij.
“Është mbaruar. Në fakt do të dalë në shkurt”, tha Enrique për “Today.”
“Ka përfunduar plotësisht. Ajo që unë dua të bëj është të xhiroj një ose dy video menjëherë përpara pjesës së dytë të turneut dhe ta lansoj atë”, u shpreh artisti spanjoll.
“Kam shumë vite që punoj në këtë album. Dhe për mua ishte gjithmonë siç thashë, albumi im i fundit… ky është ai. Nuk do të bëj më albume”, tha Iglesias.
Megjithatë ai premtoi se do të publikojë ‘këngë’ të reja dhe projektet e tjera do të vijnë akoma.