Lajmi i konfirmuar më në fund nga vet Luizi dhe Kiara se do të bëhen prindër të një vajze shumë shpejt, bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme.
Shumë fansa të çiftit, por edhe personazhe publikë kanë uruar ëmbëlsisht çiftin për shtatzëninë.
Mirëpo, mes gjithë këtyre komenteve, nuk shpëtoi pa u vënë re postimi i Zhaklin Lekatarit, i cili u mor si “kunjë” direkte kundrejt çiftit.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtë” – shkroi Zhaklina, postim që me sa duket nuk i ka shpëtuar Luiz Ejllit.
Në një “live” të fundit në mbrëmje me Kiarën, Luizi është shprehur ironikisht se ka dhe nga ato që nuk duan të kenë fëmijë.
“S’je e para që po bëhesh nanë. As e fundit. Ka dhe nga ato që s’kanë qejf po s’ka gjë. Ta po mësohen” – është shprehur Luizi dhe sigurisht kjo është marrë si një përgjigje kundrejt Zhaklinës.