Tradhtia dhe më pas ndarja nga Gerard Pique e ka motivuar Shakirën për të shkruar disa këngë, që shumë shpejt u kthyen në hite.
‘Te Felicito’, ‘Monotonía’ dhe ‘Session 53’ janë këngët që përmes tyre 43-vjeçarja tregoi historinë se si futbollsiti e tradhtoi atë me partneren aktuale, Clara Chia.
Forbes llogarit se pasuria e Shakirës e mbledhur ndër vite i kalon 400 milionë dollarë, ndër të cilat janë disa shtëpi luksoze në pjesë të ndryshme të botës, ndërsa tre këngët e fundit të saj kanë gjeneruar më shumë se 21 milionë dollarë.