Me foton e rrallë nga fëmijëria, Bora Zemani e uron kështu të ëmën për ditëlindje

Jo pak herë Bora Zemani e ka treguar publikisht lidhjen speciale që ka me të ëmën e saj, Ermira Zemani.

Moderatorja shpesh i dedikon asaj fjalë të bukura me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Ditën e sotme e ëma feston ditëlindjen, ndaj dhe Bora nuk e kurseu një dedikim të ndjerë.

“E bukura ime, e mira ime! Edhe 100 vite të tjera të lumtura për ty dashuri, ashtu sic i meriton! Je frymëzimi im dhe shembulli më i mirë. Të dua aq sa nuk e them dot me fjalë! @ermirazemani“- ka shkruar Bora krahas një fotoje të vjetër nga fëmijëria e saj.