Pak kohë më parë, Luiz Ejlli konfirmoi në një intervistë lajmet se mes tij dhe Arbana Osmanit ka një krisje.
Ndërsa sot, Luizi konfirmoi gjithashtu lajmet se ai dhe Kiara Tito do të bëhen prindër për herë të parë.
Luizi e dha lajmin e ëmbël nëpërmjet këngës së tij të re, “Frymë”, ku shfaqej në klip duke i puthur barkun e rrumbullakosur Kiarës, si edhe shfaqi pamje nga babyshower-i.
Mirëpo përpos lajmit të ëmbël, vëmendje mori edhe komenti i Arbana Osmanit në postimin e Luizit dhe Kiarës.
Në videon ku çifti ndau momentin e lumtur, Arbana shkroi: “Urime e vetëm bekime”, duke etiketuar si Luizin ashtu dhe Kiarën.
Një koment e la edhe partneri i moderatores, Eduart Grishaj.