Ditën e djeshme, Pax, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt shpërtheu ndaj të atit, duke e quajtur “tr*p të klasit botëror”.
Në një foto të publikuar në Instastory, 19-vjeçari, “uroi” aktorin për Ditën e Babait, duke e ofenduar atë.
“Gëzuar Ditën e Babait këtij tr*pi të klasit botëror. Ti, herë pas here, e tregon se je një njeri i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Nuk ke konsideratë dhe as empati për 4 fëmijët e tu, që dridhen nga frika në prezencën tënde. Nuk do e kuptosh kurrë dëmin që ke bërë ndaj familjes sime sepse je i paaftë që ta bësh këtë”.
Më tej, vijoi: “Ti e ke bërë jetën e njerëzve të mi të afërt një ferr (në mënyrë të vazhdueshme). Ti mund t’i thuash vetes dhe botës ç’të duash, por e vërteta do të dalë në dritë. Ndaj, gëzuar Ditën e Babait, ti qenie e tmerrshme njerëzore”.
Pas deklaratës, në reagim ka ardhur edhe nga vetë Pitt. Një burim i afërt me aktorin u shpreh për Page Six se asgjë nga ato që ka shkruar Pax nuk është e vërtetë.
“Është thjesht për të ardhur keq që njerëzit do të vazhdojnë të përpiqen të përfshijnë fëmijët në të tilla situata,” tha burimi.
Burimi shtoi se Pitt nuk i ka përmendur fëmijët e tij në media në lidhje me divorcin e vitit 2016 nga Angelina Jolie ose betejën e tyre të vazhdueshme për kujdestarinë – dhe ai do të vazhdojë të heshtë.