Shqipe Hysenaj ditën e sotme në një moment është prekur dhe ka filluar të qajë brenda “Big Brother VIP”.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” kërkoi nga produksioni t’ia vendosnin këngën “Të du mom” të Stresit, pasi siç tregon ndjen mall për familjarët.
Stresi ka ndarë këtë moment me ndjekësit në InstaStory, teksa shkroi se Shqipja ka mbështetjen e tij.
“Shqipe Hysenaj bëhu e fortë. Kështu e ka Big Brother, askush s’të kupton pa e provuar. Suksese.Ke suportin tonë”