Pax, djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka shpërthyer ndaj të atit, duke e quajtur “tr*p të klasit botëror”.
Në një foto të publikuar në Instastory, 19-vjeçari, “uroi” aktorin për Ditën e Babait, duke e ofenduar atë.
“Gëzuar Ditën e Babait këtij tr*pi të klasit botëror. Ti, herë pas here, e tregon se je një njeri i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Nuk ke konsideratë dhe as empati për 4 fëmijët e tu, që dridhen nga frika në prezencën tënde. Nuk do e kuptosh kurrë dëmin që ke bërë ndaj familjes sime sepse je i paaftë që ta bësh këtë”.
Më tej, vijoi: “Ti e ke bërë jetën e njerëzve të mi të afërt një ferr (në mënyrë të vazhdueshme). Ti mund t’i thuash vetes dhe botës ç’të duash, por e vërteta do të dalë në dritë. Ndaj, gëzuar Ditën e Babait, ti qenie e tmerrshme njerëzore”.
Llogaria e Pax në Instagram ishte private dhe mendohet se postimi është bërë screenshot nga miqtë e 19-vjeçarit. U mendua edhe se llogaria nuk ishte e djalit, por më pas, Daily Mail konfirmoi se ishte llogaria e tij personale, të cilën e përdorte për miqtë dhe familjarët e afërt.