Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe luhet sot në 20:45 në “Air Albania”, si e fundit kualifikuese për “Euro 2024”.
Kjo mbrëmje do jetë festive për të gjithë shqiptarët, që gëzojnë kualifikimin historik të kombëtares sonë në Gjermani.
Ndërkohë që është zbuluar edhe programi festiv i mbrëmjes së sotme. Gjithçka nis në orën 17:45 kur bëhet futja e tifozëve në stadium, duke vijuar më pas me koreografinë para ndeshjes.
Në pushimin mes pjesëve do ketë një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, teksa pas ndeshjes burime ekskluzive për “Iconstyle” kanë bërë me dije se do jetë e ftuar edhe këngëtarja Juliana Pasha.
Gjithashtu lojtarët do dalin në fushë për të përshëndetur tifozët.