Olta Gixhari është cilësuar shpesh si lezeti i panelit gjykues në “Dancing with the stars”.
Batutat, ngacmimet apo provokimet që aktorja bën, sidomos ndaj Ilir Shaqirit, janë komentuar jo pak nëpër rrjetet sociale.
Zinxhiri i zbërthyer, lëvizjet provokuese dhe fjalët ‘në vesh’ me balerinin, si i ka komentuar bashkëshorti i Oltës, Dori?
Gjatë një interviste të shkurtër për programin “DWTS Fanc Club”, Olta ka thënë se përderisa ajo vazhdon t’i bëjë këto veprime, tregon se bashkëshorti e mbështet. Ajo madje shtoi duke qeshur se do të bëjë edhe më keq se kaq.