Pozicioni si anëtare jurie i Olta Gixharit në “Dancing with the stars” ka shkaktuar jo pak komente nga audienca.
Teksa një pjesë mendojnë se aktorja i jep lezet atij paneli, një pjesë tjetër shprehen se ajo nuk ka lidhje me kërcimin dhe ndonjëherë komenton për anën teknike që nuk i takon.
E mesa duket këtë mendim ka edhe Efi.
Teksa ka qenë e ftuar së fundmi në “Më lër të flas”, Efi është shprehur se DWTS ka në fokus kërcimin, gjë me të cilën Olta nuk ka lidhje fare.
Ish banorja e BBV gjithashtu tregoi se kishte marrë një ftesë për të qenë pjesë e programit, mirëpo e refuzoi për vetë faktin e pranisë së Oltës dhe ish banorëve të tjerë nga BBV. Sipas saj, kjo do sillte të njëjën atomosferë duke u bërë kështu si një BBV i dytë.