Pak kohë më parë, Efi Dhedhesh ka treguar se kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, mirëpo ajo e refuzoi pasi i kishin dhënë një rol shumë të vogël.
Asokohe Efi gjithashtu tha se po priste ftesën për të shkuar në premierën madhështore të filmit në Pallatin e Kongreseve.
Mirëpo, duket se kjo gjë nuk ndodhi!
Mbrëmjen e sotme ajo ka qenë e ftuar në një intervistë për “Më lër të flas”, ku tregoi se nuk i erdhi një ftesë për të qenë pjesë, ndërsa shtoi në mënyrë ironike se “kishte frikë se do të shkëlqente aq shumë, sa do u merrte shkëlqimin”.