Shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” iu bashkua një tjetër banore dy ditë më parë.
Kader Kicaj është banorja më e re dhe që premtoi se do të sjellë trazira të cilat të gjithë i presin.
Ajo është modele me profesion dhe fituese e titullit “Miss Prizreni” në vitin 2016.
Mirëpo me hyrjen e saj në shtëpinë e “BBVK”, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi që tregojnë se si dukej modelja në kohën kur u shpall “miss”.
Me kalimin e viteve, vihet re se ajo ka ndryshuar mjaftueshëm.