Ndarja nga jeta e aktorit Mathew Perry disa javë më parë, hidhëroi të gjithë të dashurit e tij, miqtë e kolegët e “Friends”, por edhe fansat në mbarë botën, teksa duket se për kanadezin do të ketë një lamtumirë speciale edhe në skenë.
Miqtë e të afërmit i dhanë lamtumirën e fundit aktorit në një ceremoni private disa ditë më parë, ndërkohë që përflitet se vitin e ardhshëm do të ketë një homazh të vecantë për Matthew.
Kështu, sipas disa mediave britanike, David Schwimmer, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Jennifer Aniston dhe Matt LeBlanc, që së fundmi kanë bërë edhe deklaratat e tyre emocionuese për ndarjen nga jeta të mikut të tyre, janë në negociata për një ribashkim, duke dashur të nderojnë punën dhe kujtimit e Perryt.
Thuhet se ky homazh do të jetë gati për edicionin e radhës të çmimeve Emmy, që do të mbahet në mes të muajit janar dhe pritet që 5 anëtarët e mbetur të kastit të “Friends” të ngjiten në skenën prestigjoze e të rikujtojnë “Chandler” në mënyrën më të bukur të mundshme, gjest ky që do t’ja bëjë më të lehtë dhimbjen edhe fansave të tij