Nëse netët e fundjavës (dhe ndonjë dite jave) nuk kanë kuptim pa pijen tënde të preferuar, atëherë vazhdo na lexo. Gjej pijen që porosit zakonisht dhe merr vesh 3 tipare të karakterit tënd.
Gin – Person manipulues, klasik, i pandjeshëm
Verë e kuqe – Njeri me vetëbesim të lartë, rehat me veten, inteligjent
Verë e bardhë – Individ praktik, i urtë, i tërhequr
Vodka – Person argëtues, me humor, ke qejf të të kesh afër
Dirty martini – Njeri misterioz, seksi, dinë të rrëmbejnë vëmendjen
Shampanjë – Individ i rafinuar, ke shije të mirë, flet me vetëbesim
Margarita – Person ekstrovert, mbreti i festës, ke shumë batuta
Rum – Njeri që ke qejf të argëtohesh, do të dhurosh buzëqeshje, do jetoje me shumë qejf në Hawaii
Negroni – Person atentik, guximtar, bën hapa të sigurt
Tequila – Andalé muchacho! Ti s’e vret mendjen, jeton në moment, gjen zgjidhje për çdo gjë
Whiskey – Ti ke vetëbesim të lartë, je person shumë klasik, ke super histori interesante për të treguar
Mojito – Dikush që vdes të udhëtojë, aventurier, me durim për çdo gjë
Scotch – Ti e bën dallimin mes schotch-it dhe whiskey-t, nuk bën drama, person i heshtur
Pina Colada – Kreativ/e, ëndërron me sy hapur, gati për aventura të reja
Aperol Spritz – Ti je një person që vlerëson lumturinë, do të jesh origjinal, shumë kurioz
Pornstar Martini – Oh Zot, ti vdes të flirtosh, do të jesh në qendër të vëmendjes, nuk ke kurrë turp të bësh gjëra të reja
Birrë – Ok, personi më i thjeshtë, praktik dhe i hapur për ide dhe biseda interesante!
Mos harroni: Pini në mënyrë të përgjegjshme dhe gëzuar!