Shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” i është bashkuar një tjetër banore.
Bëhet fjalë për “Miss Prizreni”, Kadër Kicaj, e cila iu bashkua shtëpisë pas eliminimit të Domenik.
Kicaj nuk është e pa njohur për publikun, pasi ka pozuar për fushata reklamuese të brendeve të ndryshme në Kosovë.
Në klipin prezantues, ajo e prezantoi veten si person me karakter të fortë dhe një person që mund të duhet nga të gjithë. Banorët e tjerë e pritën me buzëqeshje e përqafime të ngrohta.