Santiana Maloku është një prej banoreve më të komentuara të edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka treguar se ka një histori të veçantë familjare dhe këtë e ka shpalosur gjatë një interviste në “Ftesë në 5” të dhënë pak muaj më parë.
Ajo ka treguar se si e ka marr vesh në moshën shtatëvjeçare se ajo që i ishte prezantuar si motra e saj, në fakt ishte nëna e saj.
Santiana ka treguar se prindërit e saj janë ndarë menjëherë pas luftës, pasi babai është larguar për në Gjermani dhe nëna e saj e ka rritur e vetme.
“Kam qenë duke luajtur afër shtëpisë me një kushëri të nënës time dhe si fëmijë, zënka të vogla, ajo ma tregoi dhe unë u shokova se nuk e prita. Shkova në shtëpi dhe thirra nënën. Edhe hyra në dhomë, se s’e harroj kurrë atë moment edhe ju kam drejtuar motrës time, i thashë ‘Tregomë a je nëna ime, a motra ime’ edhe ajo mbeti, s’diti se si të reagonte. ‘Po, unë jam nëna jote. Hajde ta tregoj krejt. Edhe m’i ka tregu krejt sendet, prej fillimit deri në fund qysh kam qenë, pse kam vendosë mos me më tregu, kanë vendosur që me më tregu kur të rritna dhe pak që me i kuptu më mirë, mos me gjyku nënën time”, ka rrëfyer Santiana.