Në startimin e kësaj mbrëmje të “Dancing with the stars” u bë me dije se balerina e Eni Shehut për këtë javë, Erisa, kishte pësuar një dëmtim gjatë provave.
Duke u përpjekur të realizonin një padjeshkë, Enit i ka shpëtuar balerina nga duart dhe u plas me shpinë në dysheme.
Me lot në sy, Eni u shpreh se ndihej i humbur dhe fajtor për çka i ndodhi balerinës së tij. Ai u shpreh se ka pësuar një tronditje shpirtërore dhe se madje ka menduar të largohet nga gara.
Për fat të keq, me rekomandim të mjekut Erisës do t’i duhet të largohet nga gara për disa javë.
Ndërsa përsa i përket rrugëtimit të Enit, mbrëmjen e sotme ai do të performojë me një tjetër balerinë dhe do të mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret në vijim.