Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.
Pavarësisht se lidhja e tyre e dashurisë ka patur uljet-ngritjet e saj si çdo marrëdhënie, dashuria e tyre triumfoi.
Ditën e djeshme, Donaldi ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, teksa shihet duke pikturuar një portret dhe bashkangjitur postimit shkruan: “Kështu e karikoj shpirtin tim”.
Kjo video e artistit ka marrë shumë komente pozitive nga përdoruesit e rrjeteve sociale por një ndër komentet më të bukura ka qenë ai i të dashurës së tij, Borës, e cila ka zbuluar një detaj shumë interesant për takimin e parë me Donaldin.
“E adhuroj, njësoj si skicën që më bëre në ditën e parë që të takova! Me gjithë punimet ndër vite, kam ekspozitën më të bukur në botë nga duart e tua. Thesar që do e tregoj me krenari gjithë jetën. Të dua”, shkruan moderatorja, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.