Jada Pinkett Smith ka reaguar pas aludimeve që Will Smith kishte kryer marrëdhënie intime me yllin e “Fresh Prince of Bel-Air”, Duane Martin.
“Ne do të ndërmarrim veprime ligjore”, tha 52-vjeçarja në emisionin radiofonik “The Breakfast Club” të mërkurën.
Me këtë deklaratë, Jada la të kuptohet për një betejë të mundshme ligjore me ish-asistentin e supozuar të Will.
“Është një gjë të kesh mendimin tënd për dikë kundrejt sajimit të historive të çuditshme dhe keqdashëse”, shtoi aktorja e “Girls Trip” përpara se ta quante akuzën “qesharake”.