Luana Vjollcën jemi mësuar ta shikojmë super aktive në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit projekte të ndryshme nga jeta profesionale.
Sot moderatorja ka rrëmbyer vëmendjen me një unazë që i është dhuruar nga e mbesa Marget.
Lidhja e tyre është super e ngushtë dhe Luana një gjë të tillë e ka dëshmuar dhe më herët me postime.
Luana ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj instastory, ku ajo çfarë bie në sy është një unazë me një njëbrirësh e plot ngjyra.
Luana ka treguar se unazën ia ka dhuruar e vogla Marget, duke shprehur me humor se e vendos seriozisht edhe në takime pune.