Po! Kantautorja e njohur shqiptare, Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e kanë bërë të ditur për “Kryefjala” burime të afërta pranë këngëtares.
Nuk dihet ende gjininë e bebit, pasi Mariza ka vendosur që ta mbajë këtë lajm tejet privat duke mos dashur të ndajë detaje rreth shtatzënisë së saj.
Këngëtarja dhe partneri i saj jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe largësia e ka ndihmuar këngëtaren që mos të jetë në qëndër të vëmendjes mediatike.
Edhe postimet e këngëtares në Instagram, kanë stopuar që në muajin gusht (sa i përket fotove të saj personale), ndërkohë që postimi i saj i fundit është bërë pak ditë më parë kur Mariza humbi xhaxhanë e saj.
I urojmë bebit të Marizës jetë të gjatë e të lumtur pranë mamit dhe babit të saj.