Megi Pojani mori sot gjatë emisionit në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie.
Ajo lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali, që thotë se do ta dashurojë deri në fund të jetës.
Ndërsa duke lexuar emrin e dërguesit dhe vendin nga është dërguar letra, moderatoja kuptoi se djali me zemrën e lënduar ndodhet në “IEVP Peqin”, në burgun e Peqinit.
“Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.
Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.
Melankoliku…”- shkruhej në letër.