Nëse ka një raport miqësor që ka patur gjithmonë luhatje, është ai mes Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit.
Dyshja që dikur ishin rivalët e njëri-tjetrit në “Big Brother VIP Albania”, i vazhduan edhe jashtë programit mosmarveshjet e tyre.
Megjithatë, jo për shumë pasi ata erdhën në një film si protagonistë, duke na lënë të kuptojmë se raportet e tyre u rregulluan, por jo. Në rrjet u përhap shpejt lajmi se mes tyre ka patur debate të ashpra në prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
E teksa raportet me njëri-tjetrin nuk i kishin mirë, së fundmi Luizi dhe Olta u panë bashkë në premierën e filmit në Zyrih. Megjithatë ishte vetëm për një foto me pjesën tjetër të kastit.
Mirëpo fill pas lajmeve se raportet e tyre janë rregulluar, me një postim të bërë ditën e sotme, Luizi i ka hedhur sërish “benzinë zjarrit”.
Ai ka postuar një foto të tij dhe e ka shoqëruar me shkrimin: “A e di se si m’duki ju mu?”.
Do thoni ju po çfarë lidhje ka Olta Gixhari këtu?
Shprehja që Luizi ka përdorur në foton e tij të fundit është e njëjta shprehje që ai ia ka përdorur Oltës në një debat mjaft të ashpër gjatë kohës në “Big Brother VIP Albania”.
“A e di si mduki ju mu, jam Luiz Ejlli unë, o 2 cigare”, i drejtohet Luizi-Oltës, ndërsa kjo e fundit ia kthen: “Jam Olta Gixhari unë o budalla, ke dëgju për mu jashtë? Ja do me njohësh këtu”.