Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Sarandë, ku një 15 vjeçare ka kallëzuar në polici të ëmën e saj duke e akuzuar këtë të fundit se e nxiste të kryente marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm në këmbim të parave.
Policia njofton se ka nisur hetimi për 37 vjeçaren E.M, banuese në Sarandë pasi nxiste vajzën e saj të mitur për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm për të përfituar para.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”- thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.