Orinda Huta shpesh poston video dhe foto nga momentet familjare me partnerin e saj, Turin dhe vajzën e tyre.
Tashmë jemi vetëm një muaj e gjysmë larg festave të fundvitit dhe shumë personazhe Vip kanë realizuar setet fotografike për këto festa.
Së fundmi Orinda ka postuar një video, ku ka treguar se si çdo vit që ka ka kaluar edhe këtë herë ka vendosur tashmë pemën e Krishtlindjes në shtëpinë e saj në po të njëjtën datë prej vitit 2020.
14 nëntori për ta është një ditë shumë e veçantë për shkak se kjo ka qenë dita ku të dy kanë marrë vesh lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.
Kjo për ta ka qenë bekim i madh pasi Orinda ka treguar në një intervistë se ka pësuar abort para se të ngelte shtatzënë me vajzën.
Me një video duke kërcyer me vajzën ka treguar edhe ambjentin festiv dhe shumë të ngrohtë të krijuar tashmë në shtëpinë e saj.
Prej 14 nëntorit 2020 e bëjmë pemën në të njëjtën datë. Këtë vit mendova ta shtyja një javë, por gjeta pemën e duhur dhe sërish mbeti e njëjta datë. Ka qenë data kur morëm vesh pritjen e bekimit tonë.