Disa kohë më parë në media qarkulloi lajmi se Vizion Plus do të sjellë në Shqipëri reality show-n, kryesisht të njohur në vendin fqinj Itali, “La Fattoria” (Ferma).
E në fakt, duket se do të jetë e vërtetë, pasi ka qenë miku dhe bashkëpunëtori i producentes së njohur Holta Dulaku, stilisti Ardi Asllani, që ka bërë një postim që le të themi konfirmon lajmin.
Kështu, bashkangjitur me një foto nga një peisazh mjaft i bukur, ku është edhe Holta, stilisti shkruan: “Seç ka në mendje kjo producentja”, ndërsa e shoqëron postimin me emoji-n që tregojnë se po flet për një fermë.
Nga ana tjetër, në Instagram-in e Holtës sot është parë një foto tjetër, teksa kuptohet se është nga Zvicra, ndërsa kanë përdorur muzikën e njohur të Haidi-t në sfond.
Pra mund të kuptojmë se Holta, në Vizion Plus, mund të sjellë “Fermën” e famshme, që në vendin fqinj është bërë me personazhe të famshëm dhe këtu mund të bëjë të njejtën gjë.
Duke qenë se më parë ka punuar me “Dancing With the Stars”, duke qenë producentja e parë që ka mjaft eksperiencë me VIP-at.
Megjithatë presim konfirmimet nga televizioni ose vetë Holta, që mund të ketë rezervuar mjaft surpriza për ne.