Meti Alshiqi u eliminua ditën e djeshme nga “Big Brother VIP Kosova” pas disa debateve të ashpra që pati me një tjetë banor, Blerandon.
Madje, në rrjet po thuhet se Meti ka përdorur dhunë fizike ndaj Blerandos, pamje të cilat nuk janë lejuar të transmetohen.
Kaq mjaftoi që “Vëllai i madh” të merte vendimin e menjëhershëm dhe të njoftonte nëpërmjet zarfit të zi largimin e Metit nga reality show.
Mirëpo si për ironi të fatit, pak para se të merej ky vendim, programi bëri një postim në rrjetet sociale si për të treguar se pavarësisht keqkuptimeve që dy persona mund të kenë, në këtë rast Meti dhe Blerando, të gjithë duhet të marrin shembull nga ata pasi i rregulluan raportet me ‘urtësi’.
“Blerando dhe Meti qetësojnë gjakrat, japin shembull për të tjerët”, thuhej në artikull.
Besojmë goxha shembull dha Meti…apo jo?