Një 26-vjeçare shqiptare humbi jetën dje në mënyrë tragjike gjatë punës në një fabrikë në Itali.
Anila Grishaj, e cila ishte edhe nëndrejtoreshë e kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira, u dëmtua nga një makinë ambalazhimi që kishte blerë së fundmi.
Nga hetimet paraprake, rezulton se makineria e ka goditur në qafë të renë dhe i zuri kokën.
Si shkak i dëmtimeve të rënda, ajo ka humbur jetën menjëherë.
Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Anila jetonte në Treviso me familjen e saj.
Ajo përshkruhej nga kolegët e saj si një vajzë e qeshur dhe shumë punëtore.
Burimi: /Gazeta Tema