Nëse ka një personazh publik që e shohim shpesh të publikojë në rrjetet sociale dhe të shfaqet gjithmonë energjik dhe pozitiv, ai është Luiz Ejlli.
Këngëtari thuajse çdo moment publikon video nga e përditshmja e tij, ku e shohim mjaft të qeshur dhe të lumtur.
Mirëpo një postim i tij i fundit ka shqetësuar jo pak ndjekësit.
Ai ka postuar një foto të tij dhe i ka bashkangjitur një audio që thotë:
“Nuk besoj se ndonjëri e di se si ndjehem unë brenda meje. Të gjithë mendojnë se unë jam një njeri i mbushur me plot energji dhe që dua gjithçka. Por ajo që ata nuk dinë është se unë zgjohem çdo mëngjes dhe vendos një maskë fallco që të gjithë të mendojnë se une jam në rregull. Sepse nëse unë tregoj se si jam në të vërtetë, të gjithë do më pyesin: A je në rregull?”.