Një nga ngjarjet që po diskutohet më shumë së fundmi në “Big Brother VIP Kosova” është ajo e Bleros dhe Lindës.
Kjo e fundit akuzon këngëtarin se e ka ngacmuar seksualisht vite më parë kur ka qenë në një lidhje me Teuta Krasniqin, duke i propozuar asaj të qëndrojnë në një dhomë hoteli.
Një deklaratë që ka shokuar jo pak banorët dhe publikun, megjithatë Blero i ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat e saj.
Në lidhje me deklaratën e Lindës, së fundmi ka reaguar edhe partnerja e Bleros.
“Kam dy fjalë për Lindën, kqyr me sy e s’o per ty.
jo, po bëj shaka.. shiko burrin tim pa frikë, e di që hera e fundit që ke parë diçka kaq të bukur ka qenë 12 vjet më parë Ai është thjesht seksi, nuk ka faj linda”, shkruan ajo.