Raphael Dwamena, kapiteni i Egnatias, u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme ditën e shtunë (11 nëntor), kur humbi ndjenjat në fushën e lojës përballë Partizanit për shkak të problemeve me zemrën.
Ndarja e tij nga jeta ka prekur gjithë opinion publik në Shqipëri e jo vetëm, teksa detaje të reja dalin çdo ditë nga mjekët dhe personat e afërt të futbollistit, ndërsa sigurisht të trishtuar kanë qenë edhe shokët e tij të ekipit dhe kolegët e skuadrave të tjera
Një prej tyre, më saktësisht ish-shoku i skuadrës Jurgen Goxha, që kanë ndarë fushën e blertë pikërisht tek Egnatia, ka vendosur ta përjetësojë kujtimin e Dwamena-s në trupin e tij.
Lojtari shqiptar, i cili aktualisht luan tek Bylis, i cili ka dedikuar një tatuazh në krahun e tij, në nder të 28-vjeçarit.
“Gjithmonë me ne Rafa”,- ka shkruar Goxha në postimin e shpërndarë në “Instagram”, teksa tatuazhi shfaq futbollistin ganez gjatë festimit të një goli.