Që pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri u komentua për lidhjen e re me biznesmenin kosovar, Kreshnik Gjergji (para konfirmimit), me të cilin u fotografua në rrugët e Prishtinës.
Menjëherë filluan dyshimet se Dafina kishte nisur një romancën e re. Më pas ajo postoi vetë një foto në InstaStory krah Kreshnikut, ku e shoqëroi me shkrimin: “Kushëri je më i miri”, duke trazuar kështu rrjetin.
Dafina gjithashtu postoi një tjetër foto në InstaStory, ku e konfirmonte se në fakt ajo dhe biznesmeni janë kushërinj.
Më pas, asokohe “Kryefjala” konfirmoi se dyshja janë kushërinj dhe se biznesmeni është në një lidhje me një vajzë të huaj, por që ngjarjet më pas i dimë se si rrodhën dhe përfunduan.
Ndërsa tashmë që është konfirmuar lidhja e Dafinës dhe Kreshnikut, bëhet e ditur se në fakt çifti janë vërtetë kushërinj.
Burime të ndryshme në rrjet konfirmojnë se stërgjyshi i Dafinës dhe stërgjyshi i Kreshnikut janë vëllezër, që sipas llogaritjeve rezulton se këngëtarja dhe partneri i saj, janë kushërinj të tretë.
Nuk dihet me siguri nëse kjo është vërtet lidhja familjare mes Dafinës dhe Kreshnikut, por edhe nëse po, duket se dyshja nuk e ka aspak problem këtë, duke qenë se tashmë janë në prag martese, kështu që nuk na ngelet gjë, veçse ti urojmë jetë të lumtur së bashku!