Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Besart Kallaku janë bërë prindër për herë të dytë, këtë herë me një djalë.
Lajmi u bë i ditur nga një postim i çiftit në Instagram, në një foto ku duket dora e bebit.
Krahas fotos dyshja kanë treguar një detaj shumë të veçantë ndërsa kanë shprehur emocionet e tyre.
Xhensila ka zbuluar se vogëlushi ka ardhur në jetë në datën 11.11 (pra 11 nëntor) dhe në orën 11:11 AM, një rast ky shumë i rrallë, por akoma më i veçantë është emri që i kanë vendosur, Amen.
Ndërsa ditën e sotme Bes Kallaku ka vendosur ta përjetësojë emrin e të birit me anë të një tatuazhi në trup, duke formuar një formë kryqi me një tjetër tatuazh të tij.
Gjithashtu, ai u kujdes që Xhensila dhe Amen të ktheheshin në shtëpi në mënyrën më të bukur.
Nëpërmjet një Instastory çifti ka treguar ambientin e shtëpisë krejtësisht të mbuluar me tullumbaca të bardhë dhe me emrin e të birit.