Pas një bujë lajmesh për ndarjen e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, ditën e sotme një foto u bë virale ku thuhej se kjo e fundit ishte pjesë e koncertit të këngëtarit në New York.
Megjithatë nuk vonoi shumë që shpresat për një ribashkim të çiftit të shuheshin sërish.
Ka qenë pikërisht menaxheri i Ledri Vulës, Faton Shoshi, ai që ka mohuar lajmin, po i njëjti që konfirmoi ditë më parë edhe ndarjen e çiftit.
Ai tha se Sara nuk ka qenë në New York e për më tepër konfirmoi (sërish) se Ledri dhe Sara nuk janë bashkë.
Fatoni tha se ata i kanë dhënë fund romancës së tyre, por ruajnë një raport korrekt për hir të vajzës.
Lajmi që Sara Hoxha mund të jetë në New York bie poshtë pasi ajo vetëm pak më parë postoi disa foto ku shihet në Zyrih, me kastin e aktorëve për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.