Avokati i njohur Spartak Ngjela ka qenë pjesë e panelit të “Trotuar” në puntatën e transmetuar ditën e sotme.
E ftuar gjithashtu ishte edhe konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, ku po trajtohej tema e dominancës mes mashkullit dhe femrës në një marrëdhënie.
Si një natyrë ngacmuese që është, Ed Manushi i kërkoi avokatit të jepte mendimin e tij për pamjen e Anës.
Ngjela u shpreh se nuk e kupton dot nëse Ana është mulate apo e bardhë, kjo për shkak të ndërhyrjeve që i ka bërë.
“Nuk të kuptojmë dot se çfarë je, mulate apo e bardhë. Nuk dimë si i ka buzët e saj. I ke bërë buzët si afrikane, ndërsa sytë si aziatike“- iu drejtua avokati, ndërsa Ana e mori situatën me të qeshur.