Jo pak herë Mandi Nishtulla ka treguar se është një nga këngëtarët shqiptar më të paguar, i cili numëron me dhjetëra hite në YouTube.
Por sa paguhet Mandi nga kjo platformë?
I ftuar në “Më lër të flas”, këngëtari refuzoi të tregonte se sa paguhet çdo muaj apo shumën më të madhe që ka marrë ndonjëherë, ama tregoi shifrën më të vogël.
Ai u shpreh se shuma minimale në muaj është 40 mijë euro vetëm nga YouTube.
Gjithashtu, Mandi tregoi se nuk është as e lirë të bashkpunosh me të.
Një artist shqiptar duhet të paguajë 25 mijë euro për një projekt muzikor me Mandin, ndërsa artistët e huaj rreth 100 mijë euro.