Këngëtarja me famë botërore, Nicki Minaj, gjatë një interviste për “Run-Through Ëith Vogue”, ka folur për ndikimin e ndërhyrjeve dhe se si ka ndryshuar mendimi i saj lidhur me to.
Ajo shprehet se është penduar për ndërhyrjet e saj plastike.
“Ta garantoj, nëse ndryshon diçka në trup dhe bën një ndërhyrje kirurgjikale, me gjasë, jo përfundimisht por me gjasë, do kthesh kokën pas një ditë dhe do thuash “isha mirë ashtu siç isha”. Dhe kjo është ajo që më ndodhi. S’mundja as t’i besoja fotove që dikur nuk më pëlqenin”, është shprehur 40- vjeçarja.
Më tej Minaj tregoi edhe për arsyen pse iu nënshtrua kirurgjisë plastike: “Nuk më pëlqente që isha e dobët, që kisha një prapanicë të sheshtë, gjinj jo shumë të ngritur. Ishin shumë gjëra”.
Këngëtarja shprehet se i dikur i druhej fotove të saj të vjetra sepse nuk i pëlqente pamja në to, por tani e do mënyrën si dukej asokohe ai njeri fizikisht.
Nicki Minaj mohoi të kishte bërë një operacion, por rrëfeu se kishte bërë “injeksione të prapanicës” gjatë një paraqitjeje në “Podcast Joe Budden”, në mars 2022.
Ajo rrëfeu se ndihej e pasigurt për pamjen e saj pasi rrethohej nga gra të kuruara.