Në puntatën e sotme të “DWTS Fan Club” janë trajtuar dinamikat e tjera të programit të kërcimit.
Një ndër çështjet që u diskutua ishte ndërrimi i partnerëve të kërcimit dhe çiftet e reja u vendosën nga kryetari i jurisë Ilir Shaqiri.
Albi Nako, i cili është i ftuar i përhershëm në panelin e programit, u shpreh se Iliri po tregon një lloj diskriminimi ndaj disa balerinëve, duke vënë në piedestal disa të tjerë.
“Kam vënë re që citon Dionin si monument kulture, Luixhinon si ekselent, pa patur asnjë diskutim në profesionalizmin e tyre, por kjo dashje padashje ndikon tek pjesa tjetër e kastit. Unë them që kjo krijon një përqasje tjetër tek vip-at, që duke kërcyer me ‘monumentet e kulturës’ që theksohen herë pas here nga juria, krijohet një ide e gabuar se mund ta kenë garën deri diku të marrë”