Ndeshja Egnatia-Partizani rezultoi fatale për futbollistin Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë pas rrëzimit në fushën e blertë.
28-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në minutën e 25 të ndeshjes, e më pas për shkak të gjendjes u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, sulmuesi i skuadrës rrogozhinase nuk e ka përballuar sulmin në zemër.
Ndeshja u ndërpre, menjëherë pasi ai humbi ndjenjat në fushë.
28-vjeçari ka vuajtur më parë nga zemra, një problem që është treguar më parë.
Burimi: /Top-Channel