Tashmë është zyrtare, kapiteni i Kosovës në futboll Amir Rrahmani dhe Era Istrefi janë në një lidhje dashurie.
Dyshja shpesh kanë ndarë copëza nga momentet e tyre së bashku në rrjetet sociale, ama deri tani nuk kishte konfirmuar asgjë.
Mirëpo, pak më parë futbollisti postoi foton e parë zyrtare me Era Istrefin, ku edhe e ka etiketuar.
Nga ana tjetër, edhe këngëtarja e ka shpërndarë postimin e tij në InstaStory-n e saj.
Prej kohësh në mediat rozë është përfolur për lidhjen e tyre, por tashmë nuk ka më dyshime.