Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar ditën e sotme shkakun e vdekjen së 3-vjeçarit Brian Spahiu dhe është pikërisht mbidoza e narkozës.
Vogëlushi shkoi për të kuruar dhëmbët e qumështit tek klinika e dentistes Ina Xhaxho dhe babait të saj anestezistit Roland Xhaxho ku pak ditë më pas gjeti vdekjen tragjike.
Mësohet se shkaku i vdekjes së vogëlushit Brian ka qenë, “Dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thelle me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme”.
Ka qenë kjo arsyeja e zbuluar nga ekspertiza mjeko-ligjore për rastin e rëndë të ikjes nga jeta të 3-vjeçarit.