Edona James është një nga personazhet më pa komplekse të këtij edicioni të ‘Big Brother Vip Kosova’.
Në vetëm pak kohë ajo ka fituar zemrën e publikut me humorin dhe pozitivitetin e saj, por edhe historinë e transformimit të saj nga mashkull në femër, proces i cili nuk ka qenë i lehtë për të.
Edona edhe këtë javë u votua si një nga më të preferuarat e publikut brenda shtëpisë më të famshme, ndërsa ka thyer edhe rekord shikueshmërie në rrjete sociale.
Së fundmi një video e saj e sikletshme është duke u bërë virale. Ajo ishte duke u ndërruar në dhomë me vajzat dhe po hiqte fustanin në një moment i del gjoksi jashtë.
Ajo u ndje në siklet por vajzat e kaluan me një të qeshur situatën. Megjithatë duket se ky moment i ka ngelur në mendje Edonës dhe ka planifikuar që të bëjë ndryshim në pamje duke u nisur nga gjoksi, se çfarë se dimë, por James thotë se ka në plan t’i ‘zvogëlojë’.